“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri i Jashtëm takon ambasadorin Gonzato: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, ministri i Jashtëm takon ambasadorin Gonzato: Shqipëri-BE, marrëdhënie gjithnjë e më të afërt

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet Shqipëri-BE dhe përgatitjet për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit si Ministër i Jashtëm. Në postimin e tij në rrjetin social X, Hoxha theksoi se për Shqipërinë, “të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, duke nënvizuar përkushtimin e vendit për integrimin europian. “Kur bëhet fjalë për çështjet europiane dhe bashkëpunimin me partnerët europianë, nuk ka fundjava, vetëm ditë. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të kaluar një mëngjes të shtune sesa takimi me Ambasadorin Gonzato për të diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhënien tonë gjithnjë e më të afërt dhe më të...