“Të bëjmë mbledhje apo gallatë?”/ Debati Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë, po nuk durove kaq presion…

“Të bëjmë mbledhje apo gallatë?”/ Debati Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë, po nuk durove kaq presion…

Mbledhja e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme ku u votua në parim për projektligjin e pjesmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes pas ftesës së presidentit Donald Trump, u shoqërua me debate. Gjatë votimit në parim të projektligjit kryetari i komisionit Igli Hasani dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla patën një debat pasi ky i fundit i tha deputetit Agron Shehaj të ulet për të votuar. Hasani duke iu drejtuar Ballës tha: “Tani do më lësh ta bëj këtë gjënë?” Pjesë nga debati: Taulant Balla: Hë mo s’do votosh ti Igli Hasani: Lëre tani Taulant tani të lutem ta bëj këtë gjënë tani dhe vazhdojmë Taulant Balla: Po të ulet të votojë Igli Hasani: Po nuk do të votojë, çke tani le...