“Të anulohet”! Rama-kryetarit të Dhomës Amerikane: Kush po e pengon projektin e “Porto Romanos”, i ka bërë llogaritë gabim!

“Të anulohet”! Rama-kryetarit të Dhomës Amerikane: Kush po e pengon projektin e “Porto Romanos”, i ka bërë llogaritë gabim!

Grant Van Cleve dhe Edi Rama TIRANË-Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisës Socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek projekti për Porto Romanon, për të cilën Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi rishikim te tenderit. Ishte vetë kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, i cili me anë të një emaili dërguar Ramës, u shpreh se tenderi duhet të shtyhet duke arsyetuar se projekti aktual është shumë i vogël dhe nuk mund të mbështesë zhvillimin e korridorit VIII, duke rrezikuar që transporti rajonal të vazhdojë të kalojë përmes porteve të pireut dhe Selanikut. "Portet e mëdha janë ndër asetet gjeopolitike më të rëndësishme të një kombi. Ndryshe nga rrugët apo hekurudhat, të cilat mund të zgjerohen me kalimin e kohës, portet e mëdha zakonisht ndërtohen vetëm...