Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë
Taulant Balla ka reaguar lidhur me ndalimin e katër shtetasve shqiptarë në Serbi, duke bërë të ditur se ata pritet të lirohen menjëherë, ndërsa hetimet ndaj tyre do të vijojnë në gjendje të lirë. Lajmi është bërë publik përmes një reagimi të tij në rrjetin social Facebook, ku ai thekson vendimin e Gjykatës për këtë çështje. Rasti ka tërhequr vëmendje pas arrestimit të katër shqiptarëve nga autoritetet serbe, të cilët akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, një vepër penale e parashikuar në legjislacionin e vendit. Sipas njoftimeve zyrtare, në pranga kanë përfunduar katër persona të moshave të ndryshme, të identifikuar me inicialet A. S., E. V., E. G. dhe A. C. Ngjarja lidhet me publikimin e një videoje në rrjetet...
Burimi:
javanews.al