Taksat mblidhen, investimet ngecin/ Paaftësia e qeverisë po frenon rritjen e ekonomisë shqiptare

Taksat mblidhen, investimet ngecin/ Paaftësia e qeverisë po frenon rritjen e ekonomisë shqiptare

Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm në rritje në krahasim me Kuadrin Makroekonomik 2026-2028. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave të pasqyruara në analizën Raporti i Devijancave të Parashikimeve fondet e alokuara për investime publike pritet të arrijnë në 179.8 miliardë lekë në buxhetin 2026, duke shënuar një rritje prej 12.2 miliardë lekësh në raport me Kuadrin Makroekonomik. Ky ndryshim e çon peshën e shpenzimeve kapitale në 6.5% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 6.1% që synohej në planet fillestare. Sipas Ministrisë së Financave rritja e buxhetit për investime mbështetet tërësisht nga burimet e brendshme financiare, të cilat kanë kompensuar edhe rënien e financimit të huaj. Shtylla kryesore e këtij rishikimi pozitiv...