Takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Sipiropali në Stamboll: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj si anëtare themeluese i Bordit të Paqes

Takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Sipiropali në Stamboll: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj si anëtare themeluese i Bordit të Paqes

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Platformës për Paqe Ballkanike, me ftesë të homologut të saj, Ministrit të Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Platforma do të fokusohet në avancimin e bashkëpunimit rajonal për ndërlidhjen, zhvillimin ekonomik, sigurinë energjetike, integrimin europian, paqen rajonale. Ministrja Spiropali njoftoi: “Në cilësinë edhe të Anëtarit të Bordit Ekzekutiv të Paqes, kolegu Fidan prezantoi rëndësinë e këtij mekanizmi të ri të krijuar nga Presidenti Trump për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në një kohë sfidash.” Spiropali shtoi: “Shqipëria është gjithashtu gati për të marrë përgjegjësitë e saj si Anëtar Themelues i Bordit të Paqes”. Bashkëpunimi me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë...