Tabaku: Rritja e çmimeve po e kthen ushqimin bazë në luks, bujqësia shqiptare është në rrezik

Tabaku: Rritja e çmimeve po e kthen ushqimin bazë në luks, bujqësia shqiptare është në rrezik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale të shportës, duke e lidhur këtë situatë drejtpërdrejt me braktisjen e sektorit të bujqësisë dhe mungesën e politikave mbështetëse për fermerët shqiptarë. Sipas Tabakut, frutat, perimet dhe produktet e fshatit janë kthyer në një luks për qytetarët, veçanërisht për pensionistët dhe shtresat në nevojë. “Rritja e çmimeve në mënyrë të pakontrolluar i ka kthyer ato në produkte të ndaluara për shumë familje shqiptare,” theksoi ajo, duke ngritur alarmin për ndikimin e drejtpërdrejtë që kjo situatë ka në tryezat e qytetarëve. Deputetja e PD-së argumentoi se shkaku kryesor i kësaj krize është lënia në harresë e bujqësisë, një sektor që sot përbën rreth 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,...