Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI
Në Komisionin për Median dhe të Drejtat e Njeriut, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka ngritur akuza të forta ndaj projektligjit të propozuar nga mazhoranca për Parqet Teknologjike, duke e cilësuar atë si një instrument që rrezikon të institucionalizojë një ekonomi selektive dhe të kontrolluar.Duke folur në cilësinë e kryetares së komisionit, Tabaku theksoi se nisma nuk adreson boshllëqe reale ligjore, por krijon një shtresë të re privilegjesh mbi një model tashmë problematik.“Ne kemi një ligj në fuqi që nga viti 2022. Pyetja është shumë e thjeshtë: çfarë nuk funksionon që po sillni një ligj të ri? Sepse sipas analizave, qëllimet që ju paraqisni arrihen me legjislacionin ekzistues,” u shpreh ajo. Në thelb të kritikës së saj ishte koncepti i “parkut virtual”, që sipas...
Burimi:
javanews.al