Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
SYRI TV/ ‘Shqipëria Bëhet’ protestë para kryeministrisë, përplasen protestuesit me policinë
Me tensione dhe përplasje me policinë është zhvilluar protesta e kësaj të diele e Shqipëria Bëhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Prania e disa efektivëve civilë ka sjellë tensione dhe përplasje me policinë. Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj në fjalën e tij tha se Edi Rama po e vjedh Shqipërinë prej 12 vitesh dhe largimi i tij është zgjidhja e vetme. Syri TV Protesta e Shqipëria Bëhet është shoqëruar me tensione midis kreut të kësaj force politike, Adriatik Lapaj dhe qytetarëve që ishin të pranishëm në protestë. Shkak është bërë prania e efektivëve civilë të policisë të cilët po fotografonin protestuesit që po ngrinin çadrat në bulevard. Teksa qytetarët janë drejtuar drejt efektivëve civilë, një kordon efektivësh policie ka ardhur në drejtim të tyre...