SYRI TV/ Protesta në Tiranë – ‘SafeJournalists’ dhe AGSH: U cënua siguria e gazetarëve nga gazi lotsjellës
Organizatat në mbrojtje të gazetarëve dhe punonjësve të medias kanë reaguar në lidhje me situatën e krijuar gjatë protestës së opozitës, ku përdorimi masiv i gazit lotsjellës nga ana e policisë, vuri në rrezik serioz shëndetin dhe sigurinë e tyre. ‘SafeJournalists’ dhe Asosacioni i gazetarëve të Shqipërisë kanë pohuar se punonjës të medias kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e gazit dhe ujit me presion të përdorur nga policia. Këto organizata bëjnë me dije gjithashtu se gazetarët janë trajtuar si protestues nga policia Syri tv Gazi lotsjellës dhe uji i përdorur në mënyrë masive nga policia për shpërndarjen e protestueseve, nuk ka kursyer as gazetarët dhe gjithë punonjësit e medias, të cilët po raportonin protestën e opozitës. Gjatë këtyre veprimeve, një numër i konsiderueshëm...
Burimi:
syri.net