“Sulmuam vilën se aty ishte Rama”, Berisha shfajësohet për molotovët në shtëpinë e ish-diktatorit Hoxha: Keqardhje për të huajt

“Sulmuam vilën se aty ishte Rama”, Berisha shfajësohet për molotovët në shtëpinë e ish-diktatorit Hoxha: Keqardhje për të huajt

Sali Berisha, ditën që i duhet të paraqitet në SPAK, u distancua nga sulmi që militantët e Partisë Demokratike i bënë Vilës 31, të ish- diktatorit Enver Hoxha, gjatë protestës së pestë kombëtare të 28 shkurtit, të shtunën. Kreu demokrat sqaroi se protestuesit nuk kanë qenë në dijeni se brenda ambienteve kishte njerëz dhe se ish- shtëpia e udhëheqësit komunist ishte shndërruar në një qendër kulturore. Berisha u kërkoi ndjesë artistëve të huaj, të cilët të alarmuar nga bombat me molotov dhe fishekzjarrët lanë godinën për t’ju drejtuar një vendi më të sigurt. “Ndjej shumë keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj se ata nuk kanë qenë kurrë objekt i atyre që i kanë hedhur ato mjete piroteknike. Jo, por...