Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

Pas Kuvendit të Shqipërisë, grupi iranian Homeland Justice ka kryer një sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare. Lidhur me këtë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar se incidenti kibernetik që ka prekur infrastrukturën e teknologjisë së informacionit të Postës Shqiptare, ka ndodhur ditën e djeshme, më 25 mars. “Bazuar në vlerësimin paraprak, nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira, si dhe nuk janë konstatuar ndërprerje të shërbimeve si pasojë direkte e këtij incidenti. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, AKSK ka ndërrmarë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike.”, sqarohet më tej në njoftim. Grupi i ngritur ka nisur menjëherë punën në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik...