Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ka reaguar lidhur me sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë. Përmes një postimi në platformën “X”, ministria shprehet se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë. “Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik. I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës. Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s“, njofton Ministria e Punëve të Jashtme. Është rasti i parë që një raketë iraniane...
Burimi:
javanews.al