Sula: Ju jap fjalën si burrë, përkushtim 24 orë! Rama: Jo më inspektime në pafundësi, hap derën e futu

Sula: Ju jap fjalën si burrë, përkushtim 24 orë! Rama: Jo më inspektime në pafundësi, hap derën e futu

“Duhet një sistem i ri rekrutimi dhe karriere. Kërkon standard etik të unifikuar, certifikim dhe që sistemi të jetë i besueshëm”, theksoi Rama. Numrin e inspektimeve në Shqipëri e cilësoi “katastrofik”, pasi sipas tij sistemi duhet të bazohet në qasje tjetër. “Një shembull duhet të vlejë për shumë të tjerë, se shiko se po shkele këtu, sjell këtë pasojë. Jo inspektime në pafundësi, se krijojnë tension, stres, rrëmujë. Jo hap derën e futu, erdhëm ne…”, shpjegoi ai. “E fundit që kam folur me Dashin është digjitalizimi, ka potencial për ta çuar sistemin në nivel tjetër dhe më të besueshëm. Ka nevojë për një trupë inspektimi. Duhet një kanal ankesash me integritet, jo vjen ankesa dhe më para i shkon atij për të cilin bëhet ankimi...