‘Strategjia jonë është qëndresa, po vrasim frikën’, Lapaj: Efektivët civilë erdhën për të intimiduar qytetarët
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur lidhur me protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë, ku ai dhe disa aktivistë të tjerë ndodhen prej 28 ditësh në shenjë qëndrese. Lapaj theksoi se strategjia e lëvizjes mbetet qëndresa qytetare, pavarësisht numrit të pjesëmarrësve, duke nënvizuar se qëllimi kryesor është thyerja e frikës tek qytetarët dhe dhënia e një modeli ndryshe proteste. “Ka vetëm një strategji: qëndresa, aq sa të mundemi, sa të vijnë njerëzit. Mua nuk më kompleksojnë numrat. Strategjia jonë është qëndresa. Besoj se po i bëjmë vendit një shërim të mirë, sepse po vritet frika në vetvete. Ne po përpiqemi të japim modelin tonë në këtë mënyrë,” u shpreh Lapaj. Ai komentoi gjithashtu edhe incidentin e ndodhur gjatë protestës, ku sipas tij...
Burimi:
sot.com.al