Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, kancelari gjerman Friedrich Merz iu drejtua vendeve të Ballkanit, ku përfshihet edhe Shqipëria që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke shprehur pakënaqësi me qasjen aktuale të BE-së ndaj rajonit dhe duke bërë thirrje për një strategji të re. “Po ndihem gjithnjë e më në siklet me qasjen tonë ndaj vendeve tuaja. Duhet të rihapim një strategji të re. Nuk dua t’ju humbas”, deklaroi Merz, duke theksuar se vendet e Ballkanit janë pjesë e kontinentit evropian dhe, për rrjedhojë, potencialisht pjesë e Bashkimi Evropian. Kancelari gjerman foli edhe për pengesat politike brenda BE-së që, sipas tij, po ngadalësojnë procesin e zgjerimit. “Ka një elefant në dhomë. Të gjithë e dinë këtu në këtë dhomë se kush është kundër kësaj, por...