“Sterilizimi”/ Beqaj në gjykatë: Hapni audion, prokurorët s’më kanë komunikuar akuzën, duan vetëm të dënohem
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u paraqit këtë të martë në seancën gjyqësore lidhur me procesin e njohur si “Sterilizimi”. Beqaj deklaroi para gjykatës se nuk i është komunikuar ende akuza e re, as me shkrim e as gojarisht. Ai sugjeroi se qëllimi i prokurorëve duket të jetë dëmtimi i tij, pavarësisht nga përmbajtja e akuzës. “Mua ende nuk më është komunikuar akuza e re, as me shkrim, as me gojë. Nëse doni, mund të hapim audion e seancës. Mesa duket, qëllimi i prokurorëve është të dënohet Ilir Beqaj, nuk ka rëndësi për ta cila është akuza.”-tha Beqaj. Gjatë seancës, ish-ministri lexoi nene të Kushtetutës, të Konventës dhe të Kodit të Procedurës Penale, të cilat sipas tij nuk janë respektuar në procesin gjyqësor. Avokatët e...
Burimi:
sot.com.al