‘Sterilizimi’/ Beqaj i zhgënjyer me PS-në: E zgjodhën Avokat të Popullit atë që më kallëzoi

‘Sterilizimi’/ Beqaj i zhgënjyer me PS-në: E zgjodhën Avokat të Popullit atë që më kallëzoi

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj në burg për koncesionin e sterilizimit dhe abuzime me fondet SASPAC, ka marrë pjesë në seancën që u zhvillua sot në GJKKO. Beqaj tha se për dosjen e “Sterilizimit” kallëzimi ndaj tij është bërë nga Endri Shabani, aktualisht Avokat i Popullit. Beqaj para trupit gjykues i është referuar zgjedhjes së Avokatit të Popullit me votat e PS, ku nuk kanë munguar kritikat e tij ndaj ish-kolegëve. Duke mos fshehur zhgënjimin me socialistërt, ai tha se votimi për Shabanin u shoqërua me duartrokitje ngazëlluese dhe të sinkronizuara, si të ishte miratuar një ligj i rëndësishëm. Por vërejtje Beqaj kishte edhe për “puthjen” e Shabanit drejtuar demokratëve të cilët po protestonin në seancë. “Iniciuesi i këtij procesi, ai që ka bërë kallëzimin...