‘Standardet demokratike, qeveria i ka kaluar vijat e kuqe’, Muçollari: Interesi publik, jo më prioritet i Ramës!

‘Standardet demokratike, qeveria i ka kaluar vijat e kuqe’, Muçollari: Interesi publik, jo më prioritet i Ramës!

Mazhoranca qeverisëse me në krye, kryeministrin Edi Rama po përballet me një presion në rritje si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në atë të brendshme, ku vendimet dhe projektet e saj strategjike po vihen gjithnjë e më shumë në pikëpyetje. Kjo situatë tensioni duket se ka detyruar mazhorancën të bëjë lëshime të konsiderueshme, siç ishte pranimi i një rezolute në Kuvend, e cila përfshin gati 90% të kërkesave të opozitës. I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites, anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari tha se, ky hap nuk erdhi si rezultat i vullnetit politik të mazhorancës, por si pasojë e trysnisë së drejtpërdrejtë nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, qeveria ka "kaluar vijën e kuqe" në lidhje me standardet demokratike, parlamentarizmin dhe trajtimin...