Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Teksa vlerësoi zhvillimin e qetë të procesit zgjedhore, Spiropali shprehu përgëzimet për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe fushatën elektorale të zhvilluar nga e gjithë klasa politike. Ministrja Spiropali thekson se rruga e Kosovës dhe Shqipërisë është së bashku drejt të ardhmes europiane. “Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë. Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me...
Burimi:
javanews.al