Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali i dërgoi një mesazh urimi homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Qipro, prej 1 Janarit të vitit të ri 2026. Në mesazh, Spiropali shkruan se “i urojmë Presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën”. Ministrja e Jashtme thekson se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të nesërmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët europiane. Postimi i Ministres Elisa Spiropali: Në këtë ditë të parë të Vitit të Ri që sjell mundësi të reja, përgëzoj Qipron dhe kolegun tim, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian. I urojmë...