Spiropali uron formimin e institucioneve të reja në Kosovë: Ju priftë e mbara në forcimin e shtetit demokratik, Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përshëndetur sot konstituimin e Legjislaturës së X-të të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës, duke ofruar mbështetjen e pakursyer të Tiranës zyrtare për udhëheqjen e re në Prishtinë. Përmes një reagimi publik, Kryediplomatja shqiptare uroi drejtuesit e lartë të shtetit për marrjen e detyrave të reja, duke veçuar Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë e Ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca. Në mesazhin e saj, Spiropali theksoi peshën e mandatit të ri qeverisës në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë. “Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të naltë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës,” u shpreh ajo, duke...
Burimi:
javanews.al