Spiropali reagon pas shkarkimit: Politika nuk është zotërim, por kujdestari e përkohshme
Pas shkarkimit nga detyra si ministre e Jashtme, nuk ka vonuar reagimi i Elisa Spiropalit. Me anë të një postimi në Facebooka ajo shprehet se ka përfunduar një detyrë, por jo një rrugëtim. Duke e cilësuar si privilegj detyrën si ministre e Jashtme, Spiropali shkruan se të qënurit kryediplomate nuk ishte thjesht një funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit. Ajo shprehu mirënjohjen ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama dhe theksoi se politika nuk është zotërim apo pronësi, por kujdestari e përkohshme. Postimin Spiropali e mbyll me një mesazh duke thënë se pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme. Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim....
Burimi:
vizionplus.tv