Spiropali pret Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Vlerësime për reformat e thelluara, fazë e re për mbylljen e negociatave
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, të cilin e konsideron “një mbështetës i procesit të zgjerimit dhe në veçanti i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.” Spiropali sqaroi përmes një mesazhi në rrjetet sociale se me raporterin “bashkëndamë vlerësime për ecurinë e deritanishme të negociatave, për reformat e thelluara në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore”. Spiropali dhe Schieder u ndalën më konkretisht te perspektiva e arritjes sa më parë të piketave të ndërmjetme (IBAR), si një moment vendimtar që do t’i hapë rrugën procesit të mbylljes së kapitujve. Ky proces sipas Spiropalit, do ta vendosë Shqipërinë në 2026-ën në një fazë të re, edhe më...
Burimi:
vizionplus.tv