Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE: 2026, vit kyç për jetësimin e planit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme me delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga Kryetari, David McAllister. Takimi u fokusua në ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e veçantë e mbështetës të Parlamentit Europian. Gjatë shkëmbimeve, u theksua nevoja për të vijuar me vendosmëri reformat, për të maksimalizuar rezultatet, me vitin 2026 kyç për jetësimin e planeve të bashkëdakordësuara. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali nënvijëzoi se me eurodeputetët u ndalën në mënyrat për zgjerimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet europiane, përfshirë Parlamentin Europian, në çdo fushë e aspekt, sot si vend kandidat...
Burimi:
top-channel.tv