Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Bashkëpunimi parlamentar, shtyllë e rëndësishme për vizionin e përbashkët europian
Ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme, Elisa Spiropali është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spiropali tregon se biseduan për rëndësinë e angazhimit të të gjitha forcave politike të përfaqësuara në Kuvend për mbështetjen e reformave, forcimin e dialogut politik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian. Spiropali nënvizon se bashkëpunimi parlamentar mbetet një shtyllë e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për vizionin e përbashkët europian. Postimi i Ministres Spiropali: Me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në një bisedë të hapur dhe konstruktive mbi rolin kyç të Kuvendit dhe diplomacisë parlamentare në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe. U theksua rëndësia e angazhimit...