Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e këtij vendi. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian. Ajo nënvizoi se, pavarësisht përkatësive të ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: “Kur flasim për shqiptarët si komunitet shtetformues dhe për rrugën europiane, kemi nevojë për më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje.” Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut...
Burimi:
javanews.al