“Spiropali doli nga rreshti”, Rexhaj: Veprimi jo i mirëmenduar, duhet të mbajë përgjegjësi politike!

“Spiropali doli nga rreshti”, Rexhaj: Veprimi jo i mirëmenduar, duhet të mbajë përgjegjësi politike!

Analisti Albatros Rexhaj, u shpreh se Elisa Spiropali doli nga rreshti i PS, me vendimin e saj duke mos marrë pjesë në seancën plenare ku u votua refuzimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ai theksoi në një studio televizive se Spiropali duhet të mbajë përgjegjësi politike, pasi me atë akt tregoi se i doli kundër edhe kryetarit të Partisë Socialiste. “ Kryetari i partisë ka marrë një qëndrim radikal, tha nuk e pranojmë kërkesën për heqjen e imunitetit. Ai e vendosur karrierën e tij politike në sfidë, e kalkulojë që mund të hyjë në konflikt me gjermanët, me britanikët, me BE, mbajti qëndrim, që nënkupton që ju deputetë e mia o jeni me mua, ose nuk jeni me mua....