Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë nga Prekazi sot në 25 shkurt, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti. Të dy Ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej bacë Rifat Jasharit. Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë. “Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi...
Burimi:
javanews.al