Spastrimet e Berishës!/ Flasin dy gratë e përjashtuara nga PD: Ja pse u shpallëm armike

Spastrimet e Berishës!/ Flasin dy gratë e përjashtuara nga PD: Ja pse u shpallëm armike

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë qenë të ftuar dy eksponente të PD-së, Alesia Balliu dhe Doris Madhi, të dyja të përjashtuara për shkak se partia i ka shpallur “armike”. Balliu tha se përjashtimi i saj vjen pasi ka shpallur kandidaturën për kryetare të PD, ndërsa Madhi deklaroi se u përjashtua me argumentin e pabazuar se ka bashkëpunuar me një formacion tjetër politik. Alesia Balliu: E gjithë kjo gjë, nga dega Elbasan është bërë sepse hodha kandidaturën për kryetare të PD dhe guxova të sfidoj Berishën. Ai nuk ka frikë nga unë, por nga koncepti i garës. Vetëm ideja që dikush mund ta sfidojë dhe të cënojë pronën e tij, padiskutim merr përjashtime siç bënte Enver Hoxha, duke përjashtuar çdo zë që mendon...