Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

Avokati Spartak Ngjela, i cili më parë ka qenë ministër Drejtësie në kohën kur PD ishte në pushtet, ka sulmuar ashpër Sali Berishën, duke e quajtur si “antishqiptar të vjetër”. I ftuar në Report TV, teksa komentonte zhvillimet politike dhe braktisjen e komisioneve parlamentare nga Partia Demokratike, Ngjela hodhi akuza të forta ndaj Berishës, teksa tha se po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë. “Pyetja bëhet: përse hyn në zgjedhje, nxjerr deputetët dhe më pas nuk rri në parlament? Kjo është kërkesë nga armiqtë e Shqipërisë. Përse, budallenj na di Saliu ne? O është antishqiptar i vjetër, ose ia kërkojnë forcat antishqiptare. Nuk ka rrugë tjetër,” tha ai. Ndërsa për aksionin e opozitës, avokati tha se deputetët nuk duhet të largohen nga Parlamenti. “Pati...