SPAK vijon leximin e kërkesës për gjykim të dosjes Meta, Apeli i Posaçëm shqyrton nesër kërkesën për masën e sigurisë

SPAK vijon leximin e kërkesës për gjykim të dosjes Meta, Apeli i Posaçëm shqyrton nesër kërkesën për masën e sigurisë

Nis seanca e radhës paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit etj, ku këtë të enjte Prokuroria e Posaçme do të vijojë leximin e kërkesës për dërgimin e çështjes për gjykim. Organi i akuzës ka edhe rreth 200 faqe për të lexuar, pasi mbrojtësit ligjorë kanë kërkuar të lexohet e gjithë kërkesa. Ndërkohë, nesër në gjykatën e Apelit të Posaçëm do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës për revokim ose zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij në 21 tetor 2024. Më 22 janar, kur nisi leximi i kërkesës, SPAK arriti të lexojë vetëm 14 faqe nga materiali prej 200 faqesh. Në atë seancë ishte i pranishëm edhe ish-presidenti, i cili ndodhet i paraburgosur në ambientet paraburgimit 313, si edhe...