“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

Sytë e Brukselit vijojnë të mbeten vigjilentë ndaj reformave në Shqipëri, sidomos ndaj reformës në drejtësi, e cila mbetet një nga proceset më të rëndësishme dhe më të monitoruara me përkushtim nga Bashkimi Europian. Kështu deklaroi Komisionere për Zgjerimin e Bashkimi Europian, Marta Kos në forumin e Politico, duke theksuar se progresi i Shqipërisë në këtë drejtim është i dukshëm, por kërkon vazhdimësi dhe seriozitet. ”Siç e dini SPAK po bën një punë të shkëlqyer në Shqipëri dhe në fakt është normale që ata të hetojnë apo të gjejnë shkelje|” Në fjalën e saj, Marta Kos u shpreh se reforma në drejtësi nuk lidhet vetëm me ndërtimin e një kuadri të fortë ligjor, por edhe me zbatimin e tij në praktikë dhe me besimin që...