“SPAK nuk po pengohet, po vepron lirisht”/ Manja: Imuniteti s’mund të jetë privilegj individual, por garanci institucionale!
Ulsi Manja TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, po prezanton në mbledhjen e grupit parlamentar të PS raportin lidhur me kërkesën e SPAK, që kërkon heqjen e imunitetit për Belinda Ballukut. Sipas Manjës, imuniteti nuk duhet të përdoret si mbrojtje personale, por si garanci institucionale për funksionimin e lirë të Parlamentit. Manja shtoi se Kuvendi ka detyrimin të verifikojë nëse ndërhyrja në liri është reale dhe e domosdoshme, dhe se autorizimi për procedim është akt politik dhe juridik, jo formal. “Koha kur u bënë kallëzimet në vitin 2024, për shkelje të barazisë në tendera apo ankande, nuk përbën vepër penale korrupsioni. Më pas kemi një zhurmë të madhe që e ka vështirësuar këtë proces. Ne nuk jemi ndalur,...
Burimi:
zeri.ai