SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku sfidon hapur drejtësinë, hap 4 tendera me vlerë 90 mln euro

SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku sfidon hapur drejtësinë, hap 4 tendera me vlerë 90 mln euro

Ndërsa SPAK ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, në institucionet që varen prej saj po merren vendime me kosto të lartë financiare. Vetëm pak ditë pas emërimit të Ami Kozelit në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë hapur me shpejtësi katër tendera të rinj me vlerë dhjetëra milionë euro. Tenderi i parë ka të bëjë me të ashtuquajturin “arredim dhe rikualifikim urban” të superstradës Tiranë-Durrës, nga Faza I deri në Fazën III. Për punime që përfshijnë kryesisht vijëzime dhe sinjalistikë horizontale e vertikale, fondi limit është rreth 1.4 miliardë lekë, ose afro 15 milionë euro. Kjo ndodh pavarësisht se për ndërtimin e këtij aksi janë shpenzuar më parë mbi 75 milionë euro në disa lote...