SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për heqjen e imunitetit të nr.2 të qeverisë Rama
Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur mbi kërkesën e GJKKO për heqjen e imunitetit për numrin 2 të qeverisë Rama, Belinda Balluku, çka i hap rrugë arrestimit të saj pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Mbledhja do të mbahet në orën 12.00, teksa Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë akoma një vendim lidhur me pezullimin e saj nga detyra. Rama kërkoi rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Por pas dërgimit të çështjes në Kushtetuese, SPAK ndërmori...
Burimi:
syri.net