Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha takim me aleatët: Është gozhduar shteti se ajo nuk jep …
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk qëndroi në heshtje, por në momentin që dje u mblodh Këshilli i Imunitetit për çështjen Balluku, nga selia blu i kërkoi zv/kryeministres të mos presë derisa deputetët t’i japin autorizim SPAK-ut për arrestimin, por të japë vetë dorëheqjen. “Ka një muaj që narkoshteti është i gozhduar sepse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen. Sepse Edi Rama merr hapin e turpit, e çon në Gjykatë Kushtetuese dhe merret një vendim i padëgjuar për t’i hequr pezullimin. Dhe ka 10 ditë, ditë e natë, që falsifikon dhe modifikon provat. Unë përgëzoj vendimin e prokurorisë për të kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, si kusht për të mbrojtur interesin publik. Dhe tani bëhen 100 manovra që ajo të mos shkojë...