SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt
Në GJKKO u mbajt sot seanca e radhës në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë. Në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado. Seanca është shtyrë për mungesë të avokates së të pandehurit Meriman Palushi. Ndër të tjera, GJKKO ka pezulluar afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, Elman Abule dhe Fatjon Baci. Vetë kryebashkiaku Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa kishte paraqitur një deklaratë ku kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, i cili ishte në seancë në rolin e mbrojtësit ligjor. Përveç Ndrecës, në seancë e pranishme ishte dhe avokatja kryesisht e Veliajt, Valentina Todoresku. Kërkesa e Veliajt për të ndryshuar avokat, u kundërshtua nga SPAK me argumentin...
Burimi:
javanews.al