“SPAK do trokasë në Kryeministri”, Shehaj: Rama i rrezikuari kryesor, i del emri ngado

“SPAK do trokasë në Kryeministri”, Shehaj: Rama i rrezikuari kryesor, i del emri ngado

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, ka bindjen se kryeministri Rama është i rrezikuar nga hetimet që po bën SPAK për dosjet e mëdha, ku, sipas tij, ai del duke vendosur për tenderat. Sipas Shehajt nëse nuk shkohet te Rama cenohet besueshmëria e SPAK-ut.“Rama, absolutisht është i rrezikuar. Ajo që përmendi Klodi në përgjimet ku janë hetuar, sidomos Belinda Balluku, del shprehimisht emri i Ramës. Në rastin e tunelit të Llogarasë, vetë ajo thotë prit të marr leje nga ai dhe përdor një fjalë të ndyrë, ndaj atij i cili guxon të më kërcënojë. Aty nuk përmendet me emër, por përmendet kur flet me Evis Berberin ku i thotë më tha takova një biznesmen që më tha se e ka mbyllur me Ramën. Nga ana...