Spahiu: Në PD s’ka pasur kurrë garë reale, Berisha kontrollon partinë prej 40 vitesh

Spahiu: Në PD s’ka pasur kurrë garë reale, Berisha kontrollon partinë prej 40 vitesh

Sali Berisha do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike, një proces që vetë ai e ka cilësuar si “modern”. Por, për analistin Kreshnik Spahiu, kjo është prova se në PD nuk ka pasur kurrë garë të vërtetë për drejtimin e partisë.I ftuar në Report TV, Spahiu tha se Berisha ka ndërtuar prej dekadash një model politik ku kontrolli mbi partinë nuk është vënë asnjëherë realisht në diskutim. “Berisha çdo gjë e ka të fundit, që do të thotë, mitingu i rradhës do të jetë më madhështori i historisë, sipas tij, zgjedhjet e ardhshme do të jenë më moderne, sipas tij, protesta e rradhës do jetë e fundit që do rrëzojë qeverinë, sipas tij. Pra, kjo është cilësia...