Spahiu: Ivanka dhe Kushner janë syri dhe truri i Donald Trump

Spahiu: Ivanka dhe Kushner janë syri dhe truri i Donald Trump

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se është gabim të thuhet se Shqipëria po “shitet” për shkak të investimeve amerikane në jug të vendit, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se Ivanka Trump vepron si sekser i arabëve. ‘Në qoftë se ka pasur një problem me ekonominë shqiptare, korrupsioni dhe kapja e shtetit në Shqipëri kanë qenë pengesa kryesore e investimeve të huaja, dhe kjo është ndjerë kryesisht në turizëm dhe në bregdet, të gjithë vendet bregdetare në Mesdhe, duke filluar nga Greqia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Italia, Spanja dhe Franca, nuk janë zhvilluar në turizëm vetëm nga sipërmarrja lokale. Por janë zhvilluar në turizëm nga korporatat ndërkombëtare, nga kapitali global dhe nga markat e huaja të famshme që investojnë në resorte, në infrastrukturë apo në turizëm të nivelit...