Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen
Lidhur me protestën e thirrur nga opozita, pasditen e sotme, 29 dhjetor, ora 18:00, uniformat blu kanë dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e ndërmarra paraprakisht për garantimin e rendit, Sipas Policisë së Tiranës, nga ora 15:00 e deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. “Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubimin e ditës së sotme, nga ora 18:00 deri në...
Burimi:
javanews.al