Sot Kuvendi! Deputetët diskutojnë për çështje të ngritura nga qytetarët, PD interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot Kuvendi! Deputetët diskutojnë për çështje të ngritura nga qytetarët, PD interpelancë me ministrin e Brendshëm

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, në orën 17:00, seancën plenare të radhës, sipas rendit të ditës të miratuar me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në nisje të seancës pritet miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 12 dhe 17 mars 2026, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Pjesa kryesore e rendit të ditës i kushtohet diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Koha totale e diskutimeve, deri në 4 orë, ndahet mes shumicës dhe pakicës parlamentare, duke përfshirë edhe deputetët jashtë grupeve. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të ketë 142 minuta, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike 60 minuta. Ndërkohë, grupet “Aleanca për Ndryshim” dhe “Partia e Lirisë” do të kenë nga 12 minuta secili.  Ndërkohë Partia Demokratike ka...