Sot fjalimi historik në Knesset! Agjenda e Ramës në Izrael, takim “kokë më kokë” me Netanyahun
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, e cila ka nisur më 25 janar dhe përfundon të martën, më 27 janar. Vizita zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Ngjarja më e rëndësishme e ditës së sotme është fjalimi i tij në seancën plenare të Knessetit, që nis në orën 16:15. Ky fjalim konsiderohet historik dhe është parashikuar nga një protokoll i posaçëm i Knessetit, i cili u rezervon hapësirë të veçantë vetëm disa udhëheqësve të përzgjedhur, ku së fundmi ka folur edhe presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë kësaj vizite, kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga një delegacion zyrtar. Në orën 11:00, pas takimit me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu, dy delegacionet do të...
Burimi:
vizionplus.tv