Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Partia Demokratike ka kërkuar këtë të hënë, 30 mars, interpelancë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Nënkryetari i Komisionit për Punët e Brendshme dhe Mbrojtjen Kombëtare në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat ka kërkuar që ministri Lamallari të japë llogari në Kuvend në lidhje me shqetësimet për nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërinë e Policisë së Shtetit. “Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kam depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, lidhur me shqetësimet serioze për nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërisë së Policisë së Shtetit ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar. Raportet e partnerëve ndërkombëtarë dhe të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri...