Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri, duke mundësuar parandalimin e ngjarjeve kriminale përmes inteligjencës artificiale dhe një sistemi të integruar monitorimi në kohë reale. Gjatë prezantimit të Qendrës së Komandës dhe Kontrollit të projektit, Rama tha se me teknologjinë e re do të bëhet pothuajse e pamundur që autorët e krimeve të zhdukin gjurmët, duke theksuar se “historia e makinave që kryejnë krime dhe më pas gjenden të djegura nuk do të ndodhë më”. Ai shtoi se sistemi do të sinjalizojë menjëherë edhe raste të tjera me rrezik potencial, si personat në kërkim apo nxjerrja e një arme të ftohtë në ambiente publike, duke rritur ndjeshëm kapacitetin e policisë për të...