“Smart City”, Berisha: Projekt korruptiv me çmime 30 herë më të larta. Rrezik për privatësinë e qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me projektin “Smart City”, të cilin e cilësoi si një aferë tërësisht korruptive dhe me kosto shumëfish më të larta se çmimet reale të tregut. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se projekti jo vetëm që përbën një vjedhje të përmasave të mëdha, por edhe një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe privatësinë e qytetarëve, duke paralajmëruar se Partia Demokratike do ta çojë çështjen edhe në institucionet ndërkombëtare. “Por ky projekt, i cili është i tëri vendosje e Shqipërisë, qytetarëve të saj në kontroll total, është njëkohësisht një projekt fund e krye korruptiv. Çmimet e ofruara për realizimin e këtij projekti janë nga 10 gjer në 30-fishin e çmimeve për...
Burimi:
top-channel.tv