Skenarët për reformën territoriale, PS heq dorë nga 66 njësi vendore? Mazniku: Nuk kemi qëllim numrin e madh të bashkive

Skenarët për reformën territoriale, PS heq dorë nga 66 njësi vendore? Mazniku: Nuk kemi qëllim numrin e madh të bashkive

Socialisti Arbian Mazniku ka komentuar përplasjet e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres, Elisa Spiropali, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së. “Nuk është diskutim për konsum publik. Diskutimet bëhen në forumin e PS. Spiropali ka dhënë kontributin dhe vazhdon ta japë”, tha Mazniku. Drejtuesi socialist i Komisionit Parlamentar të Reformës Territoriale pati edhe një përplasje me Auron Kalanë në “Shqipëria Live”. “Së pari, PS pranoi që në momentin e parë që të ketë një numër të barabartë anëtarësh në komision, që ishte një kërkesë e bërë nga opozita në momentin e krijimit të komisionit. Kemi krijuar barazinë, kemi krijuar mekanizmat e ndërtuar brenda komisionit për të rënë dakord me opozitën. I pranuam bashkëkryerësin opozitës. Unë besoj se duhet një argument që duhet bërë me detaje....