“S’kemi simpati për Putinin”, Rama ftesë novatorëve estonezë: Hajdeni në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama mbajti nga Estonia një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Kristen Michal. Rama e konsideroi Estoninë një shtet model për Shqipërinë sa i takon përparimit teknologjik dhe inovacionit, duke ftuar novatorët e këtij vendi që të hedhin sytë nga Shqipëria. Kreu i qeverisë tha se në Shqipëri ata do të gjejnë jo vetëm diell, por edhe do të ndihen si në shtëpi, pasi në vendin tonë nuk ka simpati për Putinin. “Këtë qytet e kam imagjinuar gjithmonë si laborator të së ardhmes, që shkruhet dita-ditës. Dua thjesht t’u them qytetarëve estonezë, që kemi admirim të plotë për ta, sepse në vend që të jetojnë në një muze, ata kanë vendosur të jetojnë në të ardhmen. Kjo e bën Estoninë atë vendin që shkëlqen...
Burimi:
opinion.al