Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…
Në mbledhjen e kësaj të marte, 3 mars, të Komisionit për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Ushqimin, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, raportoi mbi ecurinë e skemave kombëtare të mbështetjes për fermerët, duke paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në favor të blegtorisë, bletarisë, akuakulturës dhe sigurisë ushqimore. Gjatë fjalës së tij, ministri bëri të ditur se në muajt janar-shkurt janë zhvilluar 23 takime dëgjimore në 12 qarqet e vendit, me pjesëmarrjen e fermerëve, blegtorëve, bletarëve, përpunuesve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. “Në këto takime kemi pasur pjesëmarrje të fermerëve, blegtorëve, bletarëve, agrobiznesit, përpunuesve dhe pushtetit vendor, gjë e cila ka pasur një vëmendje të shtuar nga ana e ministrisë për të dëgjuar fermerët dhe për të pasur ne një informacion më të detajuar se çfarë...
Burimi:
javanews.al